• e premte, 04 tetor 2024

Hamasi: Tanket izraelite detyrohen të tërhiqen

Hamasi: Tanket izraelite detyrohen të tërhiqen

Gaza, 30 tetor 2023 (MIA) - Tanket Izraelite që i afrohen periferive të qytetit të Gazës, tani janë tërhequr, tha Salama Maruf, shef i zyres qeveritare të Hamasit në Gazë, njoftoi Al Xhezira.

"Nuk ka absolutisht asnjë përparim në rajonet e banuara të Rripit të Gazës. Ajo që ndodhi në rrugën Salah al-Din ishte sul i disa tankeve të ushtrisë okupuese dhe një buldozher", tha Maruf.

"Këto automjete kanë gjuajtur dy makina civile në rrugën Salah al-Din dhe shkatërruan rrugën përpara se rezistenca t'i detyronte ata të tërhiqeshin. Për momentin në rrugën Salah al-Din nuk ka automjete të ushtrisë pushtuese dhe lëvizja e qytetarëve përgjatë rrugës është normalizuar", thuhet në njoftim. ms/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR