• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi: Sulmi në Katar nuk i ndryshon kushtet tona për përfundimin e luftës në Gazë

Hamasi: Sulmi në Katar nuk i ndryshon kushtet tona për përfundimin e luftës në Gazë

Gazë, 11 shtator 2025 (MIA) - Lëvizja militante palestineze Hamas njoftoi sot se sulmi izraelit i së martës që shënjestroi liderët e saj në Doha nuk do të ndryshojë kushtet e grupit për përfundimin e luftës në Gazë.

Përfaqësuesi i Hamasit, Favzi Barhum, në një fjalim televiziv tha se sulmi kishte në shënjestër delegacionin e tyre negociues, ndërsa ata diskutonin për propozimin e presidentit amerikan për armëpushim.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe shërbimi i sigurisë Shin Bet njoftuan të martën, menjëherë pas shpërthimeve në kryeqytetin e Katarit, se ishin kryer sulme ajrore ndaj udhëheqjes së grupit militant palestinez Hamas.

Gazeta “Tajms of izrael" citoi një zyrtar të lartë izraelit i cili për "Kanal 12" tha se presidenti amerikan Donald Trump, kishte dhënë dritën jeshile për një sulm izraelit në Katar.

Megjithatë, Trampi deklaroi se vendimi i Izraelit për të sulmuar Katarin u mor vetëm nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

Katari njoftoi se paralajmërimi i SHBA-së për një sulm izraelit ndaj Dohas erdhi pasi shpërthimet kishin jehuar tashmë në kryeqytet.

Raportet izraelite thonë se midis liderëve të Hamasit në takimin në Doha që u vunë në shënjestër nga Izraeli ishin lideri shumëvjeçar i Hamasit, Haled Mashal, dhe Halil al-Haja, për të cilët thuhet se janë "përgjegjës të drejtpërdrejtë" për sulmin ndaj Izraelit jugor në tetor 2023. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR