• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi shqyrton shpërbërjen e krahut të armatosur dhe hyrjen në politikë

Hamasi shqyrton shpërbërjen e krahut të armatosur dhe hyrjen në politikë

Riad, 26 nëntor 2025 (MIA) – Gazeta saudite “Ashark al Avsat”, duke u thirrur në burime anonime, bën të ditur se lëvizja militante palestineze Hamas, si në Rripin e Gazës ashtu edhe jashtë saj, po shqyrton formën për shpërbërjen e krahut të saj ushtarak dhe transformimin në një organizatë politike.

Sipas gazetës, Hamasi parasheh të bëhet një organizatë politike e përfshirë në jetën publike, ekonomike dhe shoqërore dhe t'i bashkohet Organizatës për çlirimin e Palestinës (PLO) të Mahmud Abasit.

Nëse Hamasi bashkohet me PLO-në, kjo do të kontribuonte në ripërtëritjen e procesit politik në territoret palestineze.

Propozimi për transformimin e Hamasit është dërguar deri te të gjitha organet e lëvizjes. Burime anonime pohojnë se Hamasi për çarmatimin tashmë ka biseduar me ndërmjetës nga Egjipti, Katari dhe Turqia.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR