• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hamasi pohon se ushtarët izraelitë hynë në një spital në pjesën jugore të Gazës

Hamasi pohon se ushtarët izraelitë hynë në një spital në pjesën jugore të Gazës

Gazë, 22 janar 2024 (MIA) - Forcat izraelite, duke përparuar në pjesën jugore të Rripit të Gazës përmes qytetit Kan Junis, hynë në një spital dhe e rrethuan një tjetër, duke e penguar ndihmën për të plagosurit, kumtuan autoritetet palestineze.

Ushtarët së pari hynë në rajonin Al-Mavasi, në afërsi të brigjeve mesdhetare në perëndim të Kan Junisit, kryeqytetit në jug, ku ndodhet spitali Al-Kair.

"Ata u arrestuan të punësuarit atje", deklaroi Ashraf al Kidra, zëdhënës i Ministrisë së atjeshme të Shëndetësisë.

Izraeli nuk kumtoi menjëherë se çfarë po ndodhë në spital.

Vendi pohon se cak i operacioneve të saj në Gazë është Hamasi, organizatë islamiste ekstremiste e cila sundon me Gazën dhe se fshihet në spitale dhe lokacione civile.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze kumtoi se tanke rrethuan edhe spitale të tjera në rajonin Kan Junis Al-Amal, ku selia e agjencisë pët shpëtim ka humbur kontakt me personelin.

Al Kidra tha se mbrëmë në Kan Junis jetën e hzumbën së paku 50 njerëz, ndërsa rrethimi i institucioneve shëndetësore, të plagosurit dhe dhjetëra të vdekur janë jashtë qasjes së shpëtimtarëve. ab/

Foto: МIА arkivi
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR