• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Hamasi pohon se spitali më i madh në gazë është nën kontroll të forcave izraelite

Hamasi pohon se spitali më i madh në gazë është nën kontroll të forcave izraelite

Gazë, 15 nëntor 2023 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas pohon se spitali më i madh në gazë, Al Shifa, tnai është nën kontroll të forcave izraelite.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) herët në mëngjes filluan sulmin ndaj spitalit Al Shifa, pasi që e akuzuan Hamasin se po operon nga tunelet nën kompleksin e madhe spitalor, që grupi militant she nëpunësit e spitalit vazhdimisht e mohonin fuqishëm, lajmëroi Si-En-En.

"Okupimin izraelit e konsiderojmë tërësisht përgjegjës për jetët dhe sigurinë e personelit mjekësor, të plagosurve, të sëmurëve, foshnjave të lindura para kohe dhe personave të zhvendosur", kumtoi zyra për shtyp e Hamasit.

Mjeku Kaled Abu Samra deklaroi se herët në mëngjes morën paralajmërim vetëm 30 minuta para fillimit të operacionit izraelit në kompleksin spitalor.

"Ata kërkuan të lëvizim më larg nga dritaret dhe ballkonet, ndërsa tani dëgjojmë automjete të blinduara, të cilat janë mjaft afër drejt hyrjes në kompleks", tha ai.

Gazetari kader Al Zanoun herët në mëngjes informoi se tanket izraelite dhe automjetet ushtarake janë në oborrin e spitalit dhe shtoi se ushtarët izraelitë "kryejnë operacione për kërkim të ndërtesave dhe reparteve në kushte të të shtënave intensive në spital, si dhe se prëdorin megafonë për të kërkuar nga burrat e ri në spital t'i ngrejnë duart, të dalin dhe të dorëzohen".

Zëdhënësi i armatës izraelite, Piter Lerner deklaroi se IDF i ka njoftuar administratorët spitalorë, pacientët dhe civilët të strehihen.

"Kemi ndër mend të kryejmë operacion ushtarak për të bërë dallim mes civilëve dhe terroristëve", tha zëdhënësi.

Zyra për shtyp e qeverisë së Gazës vëren se pjesëtarët e forcave zyrtare në spitalin Al Shifa maltretuan të sëmurë, të plagosur dhe të zhvendosur, ndërsa sulmuan edhe një pjesë të personelit mjekësor.

Sipas këtij shërbimi qeveritar, ushtarët izraelitë rrahln njerëz në spital dhe i detyruan të zhvishen, duke i ofenduar dhe duke i sharë", transmetoi "Al Xhazira".

"Kërkuan edhe punonjësit mjekësorë t'i braktisin vendet, për t'i marrë në pyetje nën kërcënimin me armë", kumtuan nga konferenca për shtyp". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR