Hamasi: Po zhvillohen luftëra të ashpra me forcat izraelite në Rripin e Gazës
- – Luftëtarë të grupit palestinez Hamas po zhvillojnë “luftëra të ashpra” kundër forcave izraelite në pjesën jugore të Rripit të Gazës, në afërsi të Rafës, njoftoi një zëdhënës i lëvizjes.
- Post By Fitore Curri
- 19:31, 8 maj, 2025
Gazë, 8 maj 2025 (MIA) – Luftëtarë të grupit palestinez Hamas po zhvillojnë “luftëra të ashpra” kundër forcave izraelite në pjesën jugore të Rripit të Gazës, në afërsi të Rafës, njoftoi një zëdhënës i lëvizjes.
Në kumtesën, e publikuar në aplikacionin Telegram, theksohet se lëvizja Hamas ende është aktive në zonat ku armata izraelite e zgjeron hapësirën e saj të kontrollit, 19 muaj pas fillimit të veprimeve ushtarake në Rripin e Gazës.
Hamasi rrallë informonte për luftëra rreth Rafës gjatë muajve të kaluar, me çka shumica e konflikteve ishin në pjesët lindore rreth qytetit Han Junis dhe në pjesët veriore të enklavës.
Në fillim të këtij muaji Izraeli paralajmëroi se planifikon ta zgjerojë operacionin në Rripin e Gazës.
Forcat izraelite i rinovuan veprimet ushtarake në mars, pas përfundimit të armëpushimit të brishtë, të dakorduar me ndërmjetësim të SHBA-së, me të cilin luftërat ishin ndërprerë gjashtë javë. fc/
Foto: Arkivi