• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi përsëriti se është i gatshëm për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për Gazën

Hamasi përsëriti se është i gatshëm për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për Gazën

Gazë, 4 shtator 2025 (MIA)- Organizata palestineze Hamas përsëriti se është gatshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për Gazën, në kuadër të së cilës të gjitha pengjet izraelite do të liroheshin në këmbim të një numri të dakorduar të të burgosurve palestinezë.

Deklarata erdhi menjëherë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, i bëri thirrje grupit të lirojë të gjitha 20 pengjet.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu kritikoi pikëpamjet e Hamasit.

"Fatkeqësisht, ky është një tjetër manipulim nga Hamasi, pa asgjë të re në të", theksohet në kumtesën. Në të përsëritet se lufta në Gazë do të mbarojë vetëm nëse të gjithë pengjet do të liroheshin, Hamasi do të çarmatosej, Rripi i Gazës do të demilitarizohej, Izraeli do të vendoste kontrollin e sigurisë mbi enklavën dhe do të krijohej një administratë alternative civile. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR