• e premte, 04 tetor 2024

Hamasi nuk pajtohet për marrëveshje për pengjet pa një armëpushim gjithëpërfshirës

Hamasi nuk pajtohet për marrëveshje për pengjet pa një armëpushim gjithëpërfshirës

 Doha, 9 korrik 2024 (MIA) - Një zyrtar anonim i organizatës militante palestineze Hamas konfirmoi për agjencinë saudite të lajmeve Al Arabia se nuk janë të vërteta raportimet se grupi parimisht kishte rënë dakord  për një marrëveshje për lirimin e pengjeve që nuk garantonte "armëpushim gjithëpërfshirës", duke theksuar se kërkesa e dytë bazë e Hamasit është "tërheqja e plotë e Izraelit nga Rripi i Gazës".

Izraeli edhe më tutje insiston se nuk do të pajtohet me përfundimin e luftës në Gazë derisa të përmbushen të gjitha qëllimet e tij të luftës, përfshirë shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e të 120 pengjeve të cilët ende janë në Gazë, shkruan "Tajms of Izrael".

 Burime nga agjencia Al Arabia konfirmoi se përveç bisedimeve të nesërme në Doha, të enjten do të ketë edhe bisedime në Kajro.

 Shefi i agjencisë izraelite të inteligjencës Mosad, Dejvid Barnea, nesër do të takohet me homologun e tij amerikan dhe egjiptian dhe me kryeministrin e Katarit.

 Burimi i paidentifikuar i Hamasit shtoi se Izraeli dëshiron vetëm të bisedojë për lirimin e pengjeve, ndërsa Hamasi dëshiron "bisedime gjithëpërfshirëse". qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR