• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hamasi njoftoi se një nga komandantët e tyre të ushtrisë ishte vrarë në një sulm izraelit

Hamasi njoftoi se një nga komandantët e tyre të ushtrisë ishte vrarë në një sulm izraelit

Gazë, 17 tetor 2023 (MIA) - Lëvizja palestineze Hamas sot njoftoi se një nga komandantët e tyre ushtarakë është vrarë në një sulm izraelit në qendër të Rripit të Gazës, në ditën e njëmbëdhjetë të luftës në të cilën mijëra njerëz nga të dyja anët i humbën jetët.

Ajman Nofal, komandanti i brigadës Al Kasim, krahu i armatosur i Hamasit, është vrarë në një sulm "barbar cionist" ndaj kampit të refugjatëve Bureixh, thuhet në kumtesën e shkurtë.

Armata izraelite ende nuk i komenton këto zëra. 

Gjatë natës armata izraelite pretendonte se është vrarë pjesëtari i Hamasit, Osama Mazini, gjë të cilën Hamasi nuk e komentoi. 

Lufta e re filloi më 7 tetor kur Hamasi kreu sulm të paparë në territorin izraelit nga Rripi i Gazës nën kontrollin e tyre. Që atëherë më shumë se 1.400 pjesëtarë e humbën jetën në Izrael, kryesisht civilë, ndërsa në sulmet hakmarrëse izraelite humbën jetën të paktën 2.750 njerëz në Rripin e Gazës, kryesisht civilë palestinezë, në mesin e të cilëve edhe qindra fëmijë, sipas autoriteteve lokale. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s  

 

QËNDRONI TË LIDHUR