• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hamasi niset drejt Kajros në takime me përfaqësuesit egjiptianë dhe të Katarit, Izraeli nuk do të dërgojë delegacion

Hamasi niset drejt Kajros në takime me përfaqësuesit egjiptianë dhe të Katarit, Izraeli nuk do të dërgojë delegacion

Kajro,14 shkurt 2024(MIA) - Një delegacion i Hamasit niset drejt Kajros për t'u takuar me zyrtarët egjiptianë dhe të katarit për bisedimet vijuese për armëpushim dhe lirim të robërve.

Burime të Hamasit kanë deklaruar se delegacioni i saj duhet të takohet me ndërmjetësit e Egjiptit dhe të Katarit një ditë pasi që një grup funksionarësh izraelitë, pëfshirë edhe shefat e Shin Bet dhe Mosad, janë takuar me to në veçanti.

Krymeinistri izraelit Benjamin Netanjahu ka refuzuar ta dërgojë delegacionin nesër në Kajro

Thuhet se ndërmjetësit në Egjipt garojnë që të sigurojnë armëpushim para se Izraeli të vazhdojë me operacionin e gjerë tokësor në Rafah     

Egjipti dhe Katari po përpiqen të ndërtojnë vrull në bisedime dhe po kërkojnë të mbajnë takime nesër për të shmangur një pikë të madhe mosmarrëveshjeje: numrin e pengjeve palestinezë që Izraeli duhet të lirojë në një marrëveshje të mundshme. Sipas raportit, bisedimet e nesërme do të fokusohen në aspektet humanitare të marrëveshjes. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR