• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi: Netanjahu është përgjegjës për fatin e pengjeve izraelite

Hamasi: Netanjahu është përgjegjës për fatin e pengjeve izraelite

Gazë, 16 shtator 2025 (MIA) - Grupi palestinez islamik Hamas sot kumtoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu është përgjegjës për fatin e pengjeve pas fillimit të ofenzivës tokësore izraelite në qyteton e Gazës, lajmëroi DPA.

"'Krimineli i luftës Netanjahu' e bartë tërë përgjegjësinë për jetët e të burgosurve të tij në Rripin e Gazës", kumtoi grupi në Telegram.

Hamasi pengjet izraelite, shumica prej të cilëve janë civilë, i quan "të burgosur", sqaron agjencia gjermane.

Plotësisht, në kumtimin e hamasit ceket se Qeveria amerikane e bartë "përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për eskalimin e luftës brutale të shkatërrimit në Rripin e Gazës".

SHBA-ja, siç pohon Hamasi, "vazhdon politikën e mashtrimit të kahëzuar drejt mbulimit të krimeve të luftës të fuqisë okupatore, ndaj së cilës bota është dëshmitare pothuajse tash dy vite", transmeton DPA.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1.200 njerëz, ndërsa mbi 250 të tjerë u rrëmbyen në territorin bregdetar.

Sipas burimeve palestinezel rreth 65.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës prej fillimit të konfliktit.

Numrat nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve dhe nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, por KB i konsideron si të besueshme.

Pjesë të mëdha të rripit të banuar dendësisht janë shkatërruar nga lufta.

Izraeli vazhdimisht thotë se luftimet menjëherë mund të prëfundojnë nëse Hamasi i liron 48 pengjet e tjera dhe i dorëzon armët, përkujton DPA. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR