Hamasi mori propozim-marrëveshje të re për armëpushim në Gazë
- Delegacioni i lëvizjes palestineze Hamas në Egjipt nga ndërmjetësuesit mori një propozim të ri për marrëveshje për armëpsuhim në Rripin e Gazës.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:44, 18 gusht, 2025
Kairo, 18 gusht 2025 (MIA) - Delegacioni i lëvizjes palestineze Hamas në Egjipt nga ndërmjetësuesit mori një propozim të ri për marrëveshje për armëpsuhim në Rripin e Gazës.
"Propozimi parasheh një kornizë për fillimin e bisedimeve për armëpushim të përhershëm. Hamasi do të zhvillojë konsultime të brendshme me udhëheqjen e tij dhe me liderët e grupeve aleate, deklaroi burimi nga Kairo për AfP-në, transmeton TASS.
Teksti i propozimit përkon kryesisht me një ofertë të mëparshme të SHBA-së, e cila kërkon një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve izraelite në dy faza. Pengjet u rrëmbyen më 7 tetor të vitit 2023 gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, që shkaktoi luftën në Gazë.
Botimi amerikan "Aksios" sot raportoi se kryeministri i Katarit, sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Tani, do të takohet në qytetin El Alamein me presidentin egjiptian Abdel Fatah al Sisi dhe me përfaqësues të Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze. Qëllimi është të zhvillohen bisedime të drejtpërdrejta mbi zgjidhjet e mundshme të konfliktit.
Dje ndërmjetësuesit e Egjiptit dhe të Katarit u takuan me delegacionin palestinez dhe i paraqitën atyre propozimin e ri. Sipas burimeve, takimi nuk solli ndonjë përparim të konsiderueshëm, prandaj kryeministri i Katarit vendosi të udhëtojë sot për në Egjipt, raporton "Aksios". qa/
Foto: arkivi