• e diel, 22 dhjetor 2024

Hamasi liron një amerikane dhe vajzën e saj të cilat mbaheshin peng

Hamasi liron një amerikane dhe vajzën e saj të cilat mbaheshin peng

Gaza, 20 tetor 2023 (MIA)- Grupi palestinez Hamas sot njoftoi se ka liruar një shtetase amerikane dhe vajzën e saj të cilat mbaheshin peng në Gaza pas sulmeve të grupit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Zëdhënësi ushtarak i grupit në kumtesën theksoi se pengjet u liruan "për shkaqe humanitare si rezultat i ndërmjetësimit të Katarit".

Mediat në Tel Aviv citojnë zyrtarë izraelitë të cilët theksojnë se vendimi i Hamasit për lirimin e pengjeve ishte marrë në mënyrë të njëanshme dhe se Jerusalemi nuk ka ofruar asgjë në këmbim. si/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR