Hamasi liroi edhe 12 pengje
- Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) kumtuan se Hamasi liroi edhe 12 pengje, mes të cilave 10 izraelitë dhe dy shtetas të huaj, të cilët janë rrugës drejt territorit izraelit.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:12, 28 nëntor, 2023
Tel Aviv, 28 nëntor 2023 (MIA) - Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) kumtuan se Hamasi liroi edhe 12 pengje, mes të cilave 10 izraelitë dhe dy shtetas të huaj, të cilët janë rrugës drejt territorit izraelit.
"Sipas informatave nga Kryqi i Kuq, 12 pengjet, prej të cilëve 10 janë pengje izraelite dhe dy janë shtetas të huaj, janë rrugës drejt territorit izraelit", thuhet në kumtesën e IDF-së.
Raportuesi i Tajms of Izrael, në X kumtoi listë me 10 pengjet izraelite, të cilët, thuhet, janë liruar.
Në këmbim, edhe 30 të burgosur palestinezë duhet të lirohen nga burgjet izraelite.
Rreth 240 njerëz u rrëmbyen në Rripin e Gazës gjatë sulmeve terroriste më 7 tetor në Izraelin jugor nga ana e hamasit dhe grupeve të tjera.
Armëpushimi, i cili hyri në fuqi të premten në mëngjes dhe fillimisht ishte paraparë të zgjasë katër ditë, është vazhduar edhe për dy ditë sipas kushteve të dakorduara paraprakisht. tani për tani nuk është e qartë nëse mund të shtyhet plotësisht", lajmëroi DPA. ab/
foto: Х