Hamasi lëshon paralajmërim urgjent për Izraelin: Tërhiquni menjëherë nga Gaza
- Brigadat Al-Kasam, krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, mbrëmë lëshuan një paralajmërim urgjent drejtuar udhëheqjes izraelite lidhur me operacionin ushtarak në Gazë dhe "rrezikun që ai paraqet për të burgosurit në qytet".
Gazë, 25 shtator 2025 (MIA) - Brigadat Al-Kasam, krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, mbrëmë lëshuan një paralajmërim urgjent drejtuar udhëheqjes izraelite lidhur me operacionin ushtarak në Gazë dhe "rrezikun që ai paraqet për të burgosurit në qytet".
"Ashtu siç jeni paralajmëruar edhe më parë, sa më shumë që e zgjeroni shtrirjen e operacioneve tuaja terroriste në qytetin Gaza, aq më i madh është rreziku për të burgosurit tuaj. Tërhiquni menjëherë", thuhet në deklaratën e shkurtër të publikuar në profilin zyrtar të grupit në Telegram.
Hamas vazhdimisht paralajmëron se liderët e armatës izraelite mund të zbatojnë planin e tyre për të okupuar qytetin e Gazës, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte "jo vetëm vdekjen e të burgosurve, por edhe që fati i tyre do të ishte i ngjashëm me atë të Ron Arad", pilotit izraelit që u zhduk në vitin 1986 gjatë një misioni mbi Liban dhe fati i të cilit kurrë nuk është sqaruar zyrtarisht. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s