Hamasi kumtoi se është i gatshëm të bisedojë për ndërprerje të zjarrit në Gazë
- Hamasi është i gatshëm të bisedojë për çdo propozim armëpushimi në Rripin e Gazës, deklaroi përfaqësuesi i lëvizjes palestineze pas më shumë se një viti luftë me Izraelin, përderisa delegacioni i Hamasit ndodhet në Kajro, në negociata me pjesëmarrje të ndërmjetësve egjiptianë.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:48, 1 dhjetor, 2024
Kajro, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Hamasi është i gatshëm të bisedojë për çdo propozim armëpushimi në Rripin e Gazës, deklaroi përfaqësuesi i lëvizjes palestineze pas më shumë se një viti luftë me Izraelin, përderisa delegacioni i Hamasit ndodhet në Kajro, në negociata me pjesëmarrje të ndërmjetësve egjiptianë.
Shtëpia e Bardhë të mërkurën e promovoi përpjekjen e re diplomatike amerikane, me ndihmën e Turqisë, Katarit dhe Egjiptit, për sigurim të marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit në Gazë dhe lirim të pengjeve.
"Hamasi është i gatshëm t'i studiojë propozimet për ndërprerje të zjarrit dhe tërheqje graduale të Izraelit nga Rripi i Gazës", deklaroi një prëfaqësues anonim i Hamasit për mediumet franceze, duke shtuar se "marrëveshja duhet të ketë garanca ndërkombëtare në mënyrë që të çojë drejt fundit definitiv të luftës, tërheqjen e plotë (izraelite) nga Rripi i Gazës dhe këmbim të të burgosurve.
Megjithatë, Hamasi ende nuk mori ofertët ë re, tha përfaqësuesi.
Sipas tij, delegacioni i hamasit, i kryesuar nga kalil al Haja, do të tkaohet me shefin e shërbimit zbulues egjiptian Hasan Rashad dhe përfaqësues të tjerë përgjegjës për ndërmjetësimin me Izraelin.
Vizita në Egjipt vjen më pak se 48 orë pasi që në Liban hyri në fuqi ndërprerja e zjarrit mes Izraelit dhe lëvizjes Hezbollah, aleat i hamasit. ab/
foto: МIА arkivi