Hamasi konfirmoi se në një sulm izraelit në një periferi të Bejrutit ka vdekur një zyrtar i tyre i lartë
- Grupi militant palestinez Hamas konfirmoi se zyrtari i tij i lartë Saleh al-Aruri është vrarë në sulmin e sotëm izraelit në një periferi të Bejrutit.

Bejrutm 2 janar 2024 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas konfirmoi se zyrtari i tij i lartë Saleh al-Aruri është vrarë në sulmin e sotëm izraelit në një periferi të Bejrutit.
El- Aruri ishte zëvendës lideri i Hamasit jashtë vendit dhe gjoja kishte një rol të rëndësishëm në organizimin e sulmeve terroriste në Bregun Perëndimor, njoftuan mediat izraelite.
Gjithsej gjashtë presona u vranë në sulmin në të cilin u goditën hapësirat e Hamasit në periferinë Dahieh, njoftoi televizioni El Majadin. Ushtria izraelite ende nuk e ka komentuar incidentin.
Kryetari i Likud, partisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, Deni Danon shkroi në rrjetet sociale për t'i lavdëruar forcat e sigurisë izraelite për vrasjen e El Aruri. ls/