• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Hamasi: KB-ja dhe organizatat ndërkombëtare "ta zmbrapsin Izraelin nga krimet fashiste"

Hamasi: KB-ja dhe organizatat ndërkombëtare

Gazë, 30 tetor 2023 (MIA)   - Grupi militant palestinez Hamasi sot u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin masat e nevojshme për të zmbrasur Izraelin nga "krimet fashiste", duke shtuar se forcat izraelite vazhdojnë t'i targetojnë spitalet në Rripin e Gazës.

 "I bëjmë thirrje KB-së dhe organizatave ndërkombëtare relevante që t'i marrin masat e nevojshme për të zmbrasur pushtuesin nga krimet fashiste dhe të punojnë për të siguruar nevojat e të gjitha spitaleve në lidhje  të barnave, materialeve mjekësore dhe karburanteve, që të sanohet situata katastrofike që ka goditur sektorin e shëndetësisë për shkak të agresionit dhe barbarisë së okupatorit sionist, thuhet në kumtesë.

 Aeroplanët izraelitë sonte bombarduan një motoçikletë dhe një automjet pranë spitalit Al-Xhazuri në lagjen Al-Amal, me ç'rast humbën  jetën pesë persona, ndërsa 15   janë plagosur.

Drejtori i Spitalit të Miqësisë Turko-Palestinez në Gazë, Subi Skaik, bëri të ditur se aeroplanët luftarakë izraelitë sulmuan sërish sonte spitalin, pasi mbrëmë bombarduan zonën në sulme ajrore. 

 Ai theksoi se institucioni shëndetësor ka pësuar dëme të mëdha, duke përfshirë defekt të disa sistemeve elektromekanike dhe theksoi janë në rrezik jetët e një numri të madh të personelit mjekësor, pacientëve dhe të lënduarve, si dhe mijëra njerëzve që kërkuan strehim atje. si/ 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR