Hamasi ka gjetur edhe dy trupa të pengjeve në Gazë
- Organizata militante palestineze Hamas kumtoi se ka gjetur trupa edhe të dy pengjeve të tjera në Rripin e Gazës.
Gazë, 29 tetor 2025 (MIA) - Organizata militante palestineze Hamas kumtoi se ka gjetur trupa edhe të dy pengjeve të tjera në Rripin e Gazës.
Krahu i armatosur i grupit, Brigadat Al-Kasam, e publikoi këtë vonë mbrëmë në Telegram, duke i publikuar edhe emrat e dy pengjeve. Nuk ishte e qartë nëse trupat do t'i dorëzohen Izraelit brenda natës.
Mediat izraelite zakonisht nuk i publikojnë emrat e pengjeve derisa trupat të jenë identifikuar zyrtarisht dhe familjet të njoftohen. ls/
Foto: EPA