• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hamasi ka anuluar pjesëmarrjen në bisedimet paqësore në Katar

Hamasi ka anuluar pjesëmarrjen në bisedimet paqësore në Katar

Gazë, 14 gusht 2024 (MIA) - Organizata palestineze Hamas sot kumtoi se nuk do të marrë pjesë në rrethin e ri të negociatave paqësore, që është planifikuar për nesër në Doha.

"Shkuarja në negociata të reja i mundëson okupatorit të vendosë kushte të reja dhe të përdorë labirintet e tyre për të kryer më shumë masakra", deklaroi përfaqësuesi i Hamasit, Sami Abu Zuhri.

Ai shtoi se Hamasi është i përkushtuar ndaj propozimit të paraqitur më 2 korrik, ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe fjalimin e presidentit amerikan Xho Bajden. Zuhri theksoi se Hamasi është i gatshëm të fillojë diskutimin për mekanizmin për zbatim.

Qeveria izraelite paralajmëroi se nesër do të dërgojë delegacionin e saj në negociatat në Katar.

SHBA-ja kumtoi se presin që bisedimet indirekte në kryeqytetin e Katarit të vazhdojnë siç është planifikuar dhe beson se armëpushimi ende është i mundur. Por portali amerikan Aksios publikoi se sekretari amerikan i shtetit të SHBA-së, Entoni Blinken ka shtyrë vizitën e planifikuar të djeshme në Lindjen e Afërt.

Tre zyrtarë të lartë iranianë anonim dje deklaruan se vetëm armëpushimi në Rripin e Gazës do ta pengonte Iranin të hakmerrej drejtpërdrejt kundër Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hania. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR