Hamasi kërkon garanci për ndërprerje të luftës
- Lëvizja panestineze Hamas bën përpjekje të sigurojë se propozimi i ri amerikan për armëpushim në Rripin e Gazës do të sjellë fund të luftës, kumtoi mbrëmë grupi.
- Post By Sara Ademi
- 08:11, 4 korrik, 2025
Gaza, 4 korrik 2025 (MIA) - Lëvizja panestineze Hamas bën përpjekje të sigurojë se propozimi i ri amerikan për armëpushim në Rripin e Gazës do të sjellë fund të luftës, kumtoi mbrëmë grupi.
Përfaqësuesit izraelit deklaruan se perspektivat për armëpushim dhe marrëveshja për pengjet janë të mira, pothuajse 21 muaj pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Përpjekjet për të arritur armëpushim në Rripin e Gazës u rritën pasi SHBA siguroi armëpushim në konfliktin 12 ditësh mes Iranit dhe Izraelit, por sulmet izraelite ndaj Gazës vazhduar me intensitet të pakontrolluar, me ç'rast dje u vranë të paktën 59 persona, njoftuan autoritetet shëndetësore të atij territori.
Presidenti amerikan Donald Tramp dje tha se Izraeli është pajtuar me kushtet për ndërprerje 60-të ditëshe të armëpushimit me Hamasin, gjatë së cilës të dyja palët do të punojnë për armëpushim.
Hamasi kërkon garancione të qarta se armëpushimi do të çojë në fund të luftës, kumtoi grupi. Dy përfaqësues të lartë izraelit thanë se detajet ende nuk janë përpunuar.
Në kumtesë herët në mëngjes, Hamasi njoftoi se po e diskuton propozimin për armëpushim me grupet tjera palestineze dhe se do t'i përgjigjet ndërmjetësuesit sapo të përfundojnë diskutimet.
Ndërmjetësuesit e Egjiptit dhe Katarit punojnë në sigurimin e garancioneve nga SHBA dhe nga bashkësia ndërkombëtare se bisedat për përfundimin e luftës do të vazhdojnë si mënyrë që të bindet Hamasi ta pranojë armëpushimin e propozuar dy muajsh, kumtuan burimet e sigurisë së Egjiptit.
Një zyrtar i lartë izraelit i afërt me kryeministrin Benjamin Netanjahu tha se në vijim janë përgatitjet për miratimin e marrëveshjes. Një burim tjetër shtoi se Izraeli pret që Hamasi të përgjigjet deri të premten dhe se nëse është pozitive, delegacioni izraelit do të përfshihet në biseda indirekte për nënshkrimin e marrëveshjes.
Propozimi përfshin lirimin gradual të 10 pengjeve të gjalla izraelite dhe kthimin e trupave të 18-të të vdekurve në shkëmbim të të burgosurve palestinez të cilët mbahen në burgjet izraelite. Nga pesëdhjetë pengje izraelite të mbetur në Gaza, besohet se 20 ende janë gjallë.
Ndihma humanitare do të lejohet menjëherë në Rripin e Gazës, ndërsa armata izraelite gradualisht do të tërhiqet nga enklava. sa/
foto: EPA