Hamasi kërkon afat të saktë për tërheqje të Izraelit nga Gaza dhe garanca për përfundim të luftës
- Një burim anonim i afërt me grupin militnat palestinez Hamas deklaroi për TV kanalin saudit Al-Hadat se Hamasi kërkon afat të saktë për tërheqje të Izraelit nga Gaza dhe garanca për përfundim të luftës, transmetuan sot mediumet izraelite.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:38, 1 tetor, 2025
Kajro, 1 tetor 2025 (MIA) - Një burim anonim i afërt me grupin militnat palestinez Hamas deklaroi për TV kanalin saudit Al-Hadat se Hamasi kërkon afat të saktë për tërheqje të Izraelit nga Gaza dhe garanca për përfundim të luftës, transmetuan sot mediumet izraelite.
Burimi ka thënë se Hamasi ka kërkuar nga ndërmjetësuesit në negociata sqarim lidhur me disa kaluzola në planin amerikan për përfundim të luftës në Gazë, duke pohuar se ka të drejtë të fusë ndryshime në plan, ashtu siç bëri Izrraeli, transmeton Tajms of Izrael.
Duke folur për kaluzolën në marrëveshjen me të cilën nga Hamasi kërkohet të çarmatoset, burimi anonim i afërt me këtë grup militant palesstinez deklaroi se Hamasi insiston të bëhet dallimi mes armëve mbrojtëse dhe sulmuese. ab/
Foto: МIА arkivi