Hamasi i dorëzoi Kryqit të Kuq tre pengje izraelite
- Pengjet izraelitë Sagui Dekel-Pen (36), Sasha Troufanov (29) dhe Jair Horn (46), të cilët u kapën nga anëtarët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik më 7 tetor 2023, u liruan këtë mëngjes në Kan Junis si pjesë e marrëveshjes për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Kan Junis, 15 shkurt 2025 (MIA) - Pengjet izraelitë Sagui Dekel-Pen (36), Sasha Troufanov (29) dhe Jair Horn (46), të cilët u kapën nga anëtarët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik më 7 tetor 2023, u liruan këtë mëngjes në Kan Junis si pjesë e marrëveshjes për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.
Pengjet zbritën nga furgoni dhe të shoqëruar nga anëtarë të armatosur të Hamasit, u dërguan në një skenë, ku iu dorëzuan Kryqit të Kuq.
Lirimi, i rënë dakord si pjesë e marrëveshjes për armëpushim me Izraelin, u krye pa asnjë incident nën masa të rrepta sigurie në prani të dhjetëra luftëtarëve nga të dy fraksionet, transmeton Al Xhezira.
Siç publikoi "Tajms of Izrael " ashtu si në dorëzimet e mëparshme të pengjeve, të tre mbanin "dhurata" dhe certifikata të dhëna nga anëtarët e Hamasit.
Pengët folën shkurt në skenë, të rrethuar nga luftëtarë të maskuar.
Ky është raundi i gjashtë i shkëmbimeve që nga fillimi i fazës së parë të armëpushimit më 19 janar, ndërsa deri më tani nga burgjet izraelite janë shkëmbyer 21 pengje dhe më shumë se 730 palestinezë.
Ditët e fundit, armëpushimi është vënë në pikëpyetje për shkak të një mosmarrëveshjeje që kërcënoi të rindezte luftimet në Gazë. Hamasi njoftoi të enjten se sekuenca e planifikuar e lirimit të pengjeve do të vazhdojë pas bisedimeve me ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari, të cilët, sipas lëvizjes palestineze, dhanë garanci se do të hiqnin të gjitha pengesat dhe do të siguronin që Izraeli të lejonte më shumë tenda, pajisje mjekësore dhe sende të tjera thelbësore për të hyrë në Gaza.
Automjete të Kruqit të kuq sot në mëngjes mbërritën në vendin ku Hamasi supozohet të lirojë pengjet. Ashtu si gjatë shkëmbimeve të mëparshme, dhjetëra luftëtarë të maskuar dhe të armatosur të Hamasit u rreshtuan pranë një skene të zbukuruar me flamuj palestinezë dhe shenjat e fraksioneve militante. Kryqi i Kuq, pasi të marrë pengjet, do t'i transferojë tek forcat izraelite.
Gjithsej 369 palestinezë duhet të lirohen nga burgjet izraelite më vonë gjatë ditës së sotme, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit. ls/
Foto: EPA