Hamasi i bëri thirrje Trampit të mësojë nga gabimet e Bajdenit
- Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha se kandidati republikan Donald Tramp, i cili sot fitoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA, do të testohet për pohimet e tij se mund t'i japë fund luftës në Gaza për disa orë pas marrjes së detyrës.
- Post By Sara Ademi
- 11:03, 6 nëntor, 2024

Gazë, 6 nëntor 2024 (MIA) - Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha se kandidati republikan Donald Tramp, i cili sot fitoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA, do të testohet për pohimet e tij se mund t'i japë fund luftës në Gaza për disa orë pas marrjes së detyrës.
"E ftojmë Trampin të mësojë nga gabimet e presidentit Xhozef Bajden", tha Abu Zuhri.
Donald Trampi sot shpalli fitore të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Ai i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se dëshiron që Izraeli ta ndalë luftën në Rripin e Gazës nëse ai kthehet në detyrë përderisa i fiton zgjedhjet, publikoi "Tajms of Izrael" muajin e kaluar, duke cituar një ish zyrtar të administratës së Trampit dhe një zyrtar izraelit. sa/
foto: Arkivi i MIA-s