• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Hamasi hodhi poshtë pretendimet izraelite për viktimat në sulmin ndaj spitalit në Gazë

Hamasi hodhi poshtë pretendimet izraelite për viktimat në sulmin ndaj spitalit në Gazë

Gazë, 27 gusht 2025 (MIA) - Hamasi sot i ka hedhur poshtë pretendimet e Izraelit se mes palestinezëve të vrarë në sulmin izraelit ndaj spitalit Naser në Gazë të hënën ka pasur militant. 

Izraeli më herët njoftoi se në sulm ka vrarë gjashtë militantë, por se po heton rrethanat e vdekjes së civilëve, përfshirë pesë gazetarë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e ka përshkruar sulmin si "aksident tragjik". 

Në njoftimin e zyrës qeveritare për mediat të Hamasit thuhet se një nga gjashtë palestinezët, për të cilët Izraeli pretendon se kanë qenë militantë, është vrarë në al-Mavasi, jashtë zonës së spitalit, ndërsa tjetri në një tjetër lokacion dhe në kohë të ndryshme.

Zyra qeveritare për media nuk saktësoi nëse të dy personat që vdiqën para spitalit, gjithashu, ishin civilë. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR