Hamasi hodhi poshtë "formulimin" izraelit për zgjatjen e armëpushimit në Rripin e Gazës
- Hamasi njoftoi se hedh poshtë "formulimin" e Izraelit për vazhdimin e fazës së parë të armëpushimit në Rripin e Gazës, afati i të cilit skadon sot.
- Post By Sara Ademi
- 13:14, 1 mars, 2025

Gaza, 1 mars 2025 (MIA) - Hamasi njoftoi se hedh poshtë "formulimin" e Izraelit për vazhdimin e fazës së parë të armëpushimit në Rripin e Gazës, afati i të cilit skadon sot.
Zëdhënësi i lëvizjes palestineze Hazem Kasem për televizionin Al Arabia tha se për momentin brenda Hamasit nuk bisedohet për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.
Marrëveshja për armëpushim në Rripin e Gazës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, i arritur në janar, duhet të zhvillohet në tri faza. Në fazën e parë është parashikuar ndërprerje gjashtëjavëshe e zjarrit, tërheqja graduale e forcave izraelite nga Qendra e Gazës dhe kthimi i palestinezëve të zhvendosur në pjesën veriore të enklavës, intensifikimi i ndihmës humanitare dhe lirimi i pengjeve izraelite dhe palestinezëve nga burgjet izraelite.
Në fazën e dytë duhet të lirohen të gjitha pengjet e mbetura, duke përfshirë edhe ushtarët izraelit burra, armëpushim i përhershëm dhe tërheqje e plotë e ushtarëve izraelit.
Faza e tretë pritet të përfshijë kthimin e gjithë trupave të mbetur të pengjeve të vdekur dhe të fillojë rindërtimi i Rripit të Gazës nën mbikëqyrjen e Egjiptit, Katarit dhe KB-së. sa/
foto: EPA