• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi e konfirmon përkushtimin ndaj marrëveshjes paqësore, i kthen trupat e pengjeve, forcat ndërkombëtare por përgatiten

Hamasi e konfirmon përkushtimin ndaj marrëveshjes paqësore, i kthen trupat e pengjeve, forcat ndërkombëtare por përgatiten

Gazë, 17 tetor 2025 (MIA) - Grupi militant palestinez, Hamas, sot deklaroi se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit me Izraelin, përfshirë edhe premtimin për dorëzimin e trupave të të gjitha pengjeve të veta, izraelitë.

Deklarata pasoi pas paralajmërimit të ashpër të presidentit amerikan, Donald Tramp, i cili tha se nëse Hamasi nuk e përmbushë pjesën e vet të marrëveshjes dhe nuk i kthen trupat e të gjitha pengjeve, do ta mbështesë Izraeëin në vazhdimin e luftës.

Hamasi pohon se disa nga trupat e pengjeve kanë mbetur të varrosur në tunele të cilat më vonë u shkatërruan nga Izraeli dhe se nevojitet makineri e rëndë për tërheqjen e tyre.

Grupi, gjithashtu, e kritikoi kryeministrin izraelit, Benjamin netanjahu për thirrjen për pakësim të ndihmës humanitare për Gazën, duke thënë se ai është tentim për manipulim me nevojat humanitare "për përfitim politik".

Në kumtesën e sotme shtesë, Hamasi u bëri thirrje ndërmjetësve ta rrisin depërtimin e ndihmave në Gazë, ta përshpejtojnë hapjen e vendkalimit kufitar Rafah me Egjiptin dhe ta fillojnë procesin e rikonstruimit, posaçërisht të shtëpive, spitaleve dhe shkollave.

Gjithashtu, bëri thirrje për të ndërmarrë hapa për të ndjekur penalisht "ata që kryen krime lufte" kundër palestinezëve.

Plani i armëpushimit të cilin e prezantoi Trump parashihte që të gjitha pengjet - të vdekur dhe të gjallë - të dorëzoheshin brenda një afati që skadonte të hënën.

Sipas marrëveshjes, nëse kjo nuk ndodhë, Hamasi duhej të ndante informacione për pengjet e vdekura dhe të përpiqej t'i dorëzonte ata sa më parë.

Netanyahu tha se Izraeli "nuk do të bëjë kompromise" dhe kërkoi që Hamasi të përmbushë detyrimet e veta sipas marrëveshjes së armëpushimit për të kthyer trupat e pengjeve.

Hamasi i bindi  Shtetet e Bashkuara përmes ndërmjetësve se po punon për të kthyer pengjet e vdekura.

Hamasi u tha ndërmjetësve se disa nga trupat janë në zonat e kontrolluara nga trupat izraelite.

Të mërkurën, Izraeli mori trupat e dy pengjeve të tjera, pak pasi ushtria tha se një nga tetë trupat që kishte dorëzuar më parë nuk ishte peng.

Izraeli po pret kthimin e trupave të një totali prej 28 pengjesh.

Hamasi liroi të gjitha 20 pengjet e gjalla izraelite të hënën. Në këmbim, Izraeli liroi rreth 2,000 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë dhe ktheu trupat e 90 palestinezëve në Gaza për varrim.

Pritet që Izraeli të dorëzojë më shumë trupa, megjithëse zyrtarët nuk thanë se sa.

Nuk dihet nëse trupat janë të palestinezëve që vdiqën në paraburgimin izraelit apo u morën nga Gaza nga ushtarët izraelitë dhe vdiqën në Izrael. Gjatë luftës, ushtria izraelite zhvarrosi trupat si pjesë e një kërkimi për mbetjet e pengjeve.

Një ekip palestinez i forenzikës i cili i hetoi mbetjet tha se disa nga trupat tregonin shenja abuzimi.

Sipas Kryqit të Kuq dhe Byrosë qendrore palestineze të statistikave, mijëra njerëz konsiderohen të zhdukur.

Plotësisht, lidhur me marrëveshjen e paqes, Franca kumtoi se po punon me "partnerët britanikë dhe amerikanë" për të propozuar një rezolutë të OKB-së në ditët në vijim për të krijuar një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse në Gaza.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Pascal Confavre, tha në një konferencë shtypi dje se vendet arabe "këmbëngulin" në marrjen e një mandati të OKB-së për një forcë paqeruajtëse.

"Kjo rezolutë do të ofronte një kornizë për vendosjen e një misioni, në mbështetje të... forcave palestineze të sigurisë, të cilat po vlerësojnë se çfarë do t'u duhet dhe çfarë janë të afta të bëjnë", tha Konfavr.

Ai shtoi se pas vendimit për mandatin, do të përcaktohet se cilat vende do të përfshihen, si dhe detajet se kush do të ofrojë çfarë, dhe se ofrimi i ndihmës, rindërtimit dhe sigurisë duhet të centralizohet brenda OKB-së. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR