• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës Хамас ја презеде одговорноста за смртоносниот напад во Ерусалим

Hamasi e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës  Хамас ја презеде одговорноста за смртоносниот напад во Ерусалим

Gazë, 9 shtator 2025 (MIA) - Krahu ushtarak i Lëvizjes palestineze Hamas e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Jerusalem, ku janë vrarë gjashtë izraelitë.

"Brigadat Al Kasam e ndërmarrin përgjegjësinë për sulmin që ka ndodhur të hënën në mëngjes në afërsi të udhëkryqit në lagjen Ramot", thuhet në kumtesë.

Gjashtë persona janë vrarë, ndërsa 12 janë lënduar kur sulmues palestinezë, sipas të dhënave të autoriteteve izraelite, kanë shtënë ndaj njerëzve në stacionin e autobusëve në Jerusalem.

Sulmi në udhëkryqin kryesor në rrugën drejt lagjeve hebraike në Jerusalemin lindor është më vdekjeprurësi në Izrael që nga tetori i vitit 2024. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR