• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi duhet t'i dorëzojë armët dhe kontrollin ndaj Gazës, deklaroi kryeministri palestinez para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Hamasi duhet t'i dorëzojë armët dhe kontrollin ndaj Gazës, deklaroi kryeministri palestinez para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Nju-Jork, 29 korrik 2025 (MIA) - Lëvizja islamiste palestineze, Hamas "duhet të heqë dorë nga kontrolli" ndaj Rripit të Gazës dhe t'i dorëzojë armët, deklaroi kryeministri palestinez, Mohamed Mustafa para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

"Deklarojmë se Shteti i Palestinës është i gatshëm të marrë përgjegjësi të plotë për menaxhimin dhe sigurinë në Gazë, me mbështetje arabe dhe ndërkombëtare", tha ai. "Hamasi duhet ta dorëzojë kontrollin e vet ndaj Rripit të Gazës dhe t'ia dorëzojë armët Administratës palestineze", shtoi Mustafa, duke i konfirmuar obligimet e ndërmarra në qershor nga presidenti Mahmud Abaz në letrën drejtuar Francës dhe Arabisë Saudite. Të dy vendet janë bashkëkryesuese të konferencës në Nju-Jork këtë javë, për zgjidhje në Lindjen e Afërt me dy shtete.

Mustafa shtoi se Administrata palestineze me seli në Bregun Perëndimor është e gatshme të negociojë me Izraelin.

"Vetëm zgjidhja politike me dy shtete mund t'i përmbushë aspiratat legjitime të izraelitëve dhe palestinezëve të jetojnë në paqe dhe siguri. Nuk ka alternativë tjetër", deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro në konferencë.

"Pas 22 muajve tentime të pasuksesshme, është iluzore të shpresojmë për ndërprerje të përhershme të zjarrit pa vizion të përbashkët për periudhën e pasluftës në gazë, pa horizont politik dhe alternativë të gjendjes së luftës së përhershme", theksoi ai.

Paraprakisht, kancelari gjerman, Fridrih Merc kumtoi se Gjermania dhe Jordania do të organizojnë "urë ajrore humanitare drejt Gazës" për ta ndihmuar popullatën në territor, i cili sipas KB-së po përballet me "nivele alarmuese" të paushqyeshmërisë.

"Minsitri i Mbrojtjes, Boris Pistorius do të bashkëpunojë ngushtë me Francën dhe Britaninë e Madhe, të cilat gjithashtu janë të gatshme të organizojnë urë të tillë ajrore për dërgesë të ushqimit dhe materialeve mjekësore", shtoi kancelari në konferencën për shtyp në Berlin.

Pritet merc sot të takohet me mbretin e Jordanisë, Abdullahun e Dytë.

Kancelari gjerman, i cili është një prej mbështetësve më besnikë të Izraelit në luftën kundër lëvizjes islamiste palestineze Hamas, i bëri thirrje Izraelit "menjëherë, në mënyrë gjithpërfshirëse dhe të prëhershme ta përmirësojë gjendjen humanitare katastrofike" në Gazë. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR