• e premte, 14 mars 2025

Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje për lirimin e të burgosurve palestinezë

Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje për lirimin e të burgosurve palestinezë

Gazë, 26 shkurt 2025 (MIA) - Hamasi njoftoi se ka arritur marrëveshje me Izraelin për lirimin e më shumë se 600 palestinezëve të burgosur dhe kthimin e katër trupave të pengjeve izraelite. 

"Zgjidhja është lirimi i të burgosurve palestinezë njëkohësisht me trupat e pengjeve izraelite të vrarë në fazën e parë të armëpushimit", njoftoi grupi islamik. 

Hamasi njoftoi se delegacioni i tij, i udhëhequr nga shefi i grupit Kalil Al-Haja, e ka përsëritur angazhimin e tij ndaj marrëveshjes së armëpushimit "me të gjitha fazat dhe klauzolat".

"Ata (të burgosurit palestinezë) do të lirohen njëkohësisht me trupat e të burgosurve izraelit (pengjeve) për të cilët ranë dakord të dorëzoheshin në fazën e parë", njoftoi Hamasi. 

Izraeli të shtunën anuloi lirimin e 620 palestinezëve pasi Hamasi në mënyrë poshtëruese po i lironte pengjet izraelite.

Faza e parë nga marrëveshja e armëpushimit, e filluar me mbështetjen e SHBA-së dhe ndihmën e ndërmjetësve të Egjiptit dhe Katarit më 19 janar, duhet të përfundojë të shtunën. 

Përfaqësuesi i presidentit amerikan Donald Tramp për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof, mund të mbërrijë këtë javë në rajon  në përpjekje për të siguruar vazhdimin e armëpushimit të brishtë të arritur pas 15 muajve luftë. qa/ 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR