• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hamasi dhe Fatahu në korrik në një takim në Kinë

Hamasi dhe Fatahu në korrik në një takim në Kinë

Gazë, 16 korrik 2024 (MIA) - Fraksionet rivale palestineze Hamasi dhe Fatahu në korrik në Kinë do të mbajnë negociata për unitet, deklaruan dy përfaqësuesit e tyre të lartë.

Përfaqësuesit e dy fraksioneve u takuan në Kinë në prill për të diskutuar për pajtimin e mundshëm që do t'i japë fund ndarjeve politike 17-të vjeçare.

Takimet mbahen në kohën kur rriten tensionet ndërmjet dy fraksioneve për shkak të vazhdimit të luftës së Hamasit me Izraelin. Presidenti palestinez Mahmud Abas, i cili e ka udhëhequr lëvizjen Fatah, paraprakisht e kritikoi grupin islamik Hamas për shkak të luftës, ndërsa Hamasi e akuzoi presidentin palestinez se ndalet në anën e Izraelit.

Dy fraksionet kryesore palestineze kanë mospajtime pasi Hamasi i fitoi zgjedhjet parlamentare në vitin 2006 dhe e ndërmori pushtetin në Rripin e Gazës në vitin 2007 pas luftës së shkurtër civile në të cilën i mposhti forcat palestineze lojale të Abasit.

Vendet arabe të udhëhequra nga Egjipti prej atëherë bëjnë përpjekje t'i japin fund kontesteve për ndarje të pushtetit ndërmjet dy fraksioneve palestineze, por përpjekjet e tyre deri tani ishin të pasuksesshme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR