• e enjte, 27 qershor 2024

Hamasi: "Dëshmitë që i tregoi armata izraelite janë "qesharake"

Hamasi:

Gaza, 15 nëntor 2023 (MIA) - Një zyrtar i Hamasit, Basem Naim, tha për Al Xhezirën se grupi i priste ato që ai i quajti "skica" dhe "teatrale" izraelite në spitalin Al Shifa.

Deklarata e tij ishte në përgjigje të pretendimeve izraelite se forcat e tyre kishin gjetur armë në kompleks.

Naim i quajti pretendimet izraelite një "farsë", duke shtuar se grupi nuk përjashtoi mundësinë që armata të kishte sjellë armë dhe t'i kishte vendosur ato në spitalin Al Shifa.

"Provat e paraqitura nga ushtria janë qesharake dhe pa vlerë. Izraeli ka dështuar edhe një herë të provojë atë që pretendon prej javësh. Qëllimi i Izraelit është të ushtrojë presion mbi spitalet dhe personelin mjekësor dhe të zhvendosë popullsinë", tha ai. sa/

Foto: IDF në X, skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR