• e diel, 22 dhjetor 2024

Hamasi dëshiron që Rusia t'i bëjë presion presidentit Abaz për formim të qeverisë së unitetit kombëtar në Gazën e pasluftës

Hamasi dëshiron që Rusia t'i bëjë presion presidentit Abaz për formim të qeverisë së unitetit kombëtar në Gazën e pasluftës

Moskë, 24 tetor 2024 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas dëshiron që Rusia t'i bëjë presion presidentit palestinez, Mahmud Abaz për të filluar bisedime për formim të qeverisë së unitetit kombëtar në Gazën e pasluftës, deklaroi Musa Abu Marzuk, përfaqësues i lartë i grupit pas bisedimeve në Moskë, transmetojnë mediumet britanike.

Abu Marzul, anëtar i byrosë politike të Hamasit, në Moskë u tkaua me zëvendësministrin rus të Punëve të Jashtme, Mihail Bogdanov.

"Biseduam për çështje lidhur me unitetin kombëtar palestinez dhe krijimin e qeverisë e cila do të udhëheqë me Rripin e Gazës pas luftës", tha Marzuk.

Sipas tij, Hamasi kërkoi nga Rusia ta inkurajojë Abazin, i cili merr pjesë në samitin e BRIKS-it në Kazan, të fillojë negociata për qeveri të unitetit kombëtar.

Abaz është shef i Administratës palestineze, e cila i menaxhon territoret e okupuara palestineze. Administrata palestineze është themeluar para tre dekadave, në pajtim me marrëveshjet paqësore nga Osllo, dhe ka pushtet të kufizuar ,bi disa pjesë të Bregut të okupuar perëndimor, i cili palestinezët dëshirojnë të bëhet thelbi i shtetit të ardhshëm palestinez.

Administrata palestineze është e kontrolluar nga lëvizja politike Fatah e Abazit dhe gjatë kohë është në konflikt me lëvizjen islamiste Hamas, e cila sundon me Gazën. Dy fraksionet zhvilluan luftë të shkurtë në vitin 2007, pas çka lëvizja Fatah u dëbua nga Rripi i Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu fuqishëm e kundërshton mundësinë që autoritetet palestineze të marrin pjesë në udhëheqjen e Gazës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR