Hamasi dërgon një delegacion në Kajro për biseda të reja për armëpushim në Rripin e Gazës
- Një delegacion i Lëvizjes palestineze Hamas sot duhet të arrijë në Kajro për biseda me ndërmjetësuesit egjiptianë për armëpushim eventualisht të ri në Rripin e Gazës, njoftoi një përfaqësues i lartë i Lëvizjes.
- Post By Besnik Shuki
- 16:20, 12 prill, 2025

Kajro, 12 prill 2025 (MIA) - Një delegacion i Lëvizjes palestineze Hamas sot duhet të arrijë në Kajro për biseda me ndërmjetësuesit egjiptianë për armëpushim eventualisht të ri në Rripin e Gazës, njoftoi një përfaqësues i lartë i Lëvizjes.
"Presim që takimi të kontribuojë për përparim të vërtetë drejt një marrëveshjeje që do t'i japë fund luftës dhe agresionit dhe do të mundësojë tërheqjen e plotë të forcave okupatore nga Gaza”, tha funksionari njofton BTA.
Ai shtoi se edhe krahas raporteve të mediave për draft dokumente të këmbyera midis Egjiptit dhe Izraelit, Hamasi nuk ka marrë ende një ofertë të re zyrtare. Megjithatë, kontaktet dhe diskutimet me ndërmjetësit vazhdojnë.
Delegacioni do të udhëhiqet nga kryenegociatori i Hamasit, Halil al-Haja.
Sipas gazetës "Tajms of Izrael", propozimi egjiptian parashikon kthimin e 16 pengjeve - tetë të gjallë dhe tetë të vdekur - në këmbim për një armëpushimi në kohëzgjatje prej 40 deri 70 ditëve dhe lirimin e një numri të madh të të burgosurve palestinezë. bsh/
Foto: Arkiv