• e shtunë, 06 korrik 2024

Hamas: Të paktën 700 të vrarë në Gazë në 24 orët e fundit

Hamas: Të paktën 700 të vrarë në Gazë në 24 orët e fundit

Gazë, 3 dhjetor 2023 (MIA) - Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit janë vrarë së paku 700 persona, kumtoi një zëdhënës i Hamasit, transmeton DPA.

Zëdhënësi tha se shumë nga të vdekurit ishin nën rrënoja dhe shërbimet e shpëtimit kishin vështirësi të mëdha për të arritur deri te të plagosurit dhe për t'i dërguar ata në spital.

Ushtria izraelite, nga ana tjetër, sot u ka bërë thirrje banorëve të zonave të caktuara në pjesën jugore të Rripit të Gazës që të evakuohen dhe të shkojnë në strehimoret drejt kufirit me Egjiptin. Ndërkohë vazhdojnë bombardimet në Gazë.

Në të njëjtën kohë, sipas listës së publikuar nga autoritetet kufitare në anën palestineze, më shumë se 600 shtetas të huaj dhe palestinezë me shtetësi të dyfishtë pritet të hyjnë sot në Egjipt nga Rripi i Gazës përmes vendkalimit Rafah.

Në listën ka më shumë se 300 shtetas nga SHBA-ja dhe Kanada, së bashku me një numër të madh gjermanësh, norvegjezë, grekë, turq dhe filipinas. Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, vendkalimi kufitar ka qenë i hapur për gati 900 shtetas të huaj dhe shtetas të dyfishtë që nga skadimi i armëpushimit të premten. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR