Hamas: Raporti i Amnesti Interneshënëll për gjenocidin në Gazë është thirrje botës
- Lëvizja palestineze Hamas sot kumtoi se raporti i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut "Amnesti Interneshënëll", i cili e akuzon Izraelin për gjenocid ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës, është porosi botës se nevojitet të ndërmerren masa për t'i dhënë fund këtyre krimeve.
- Post By Besnik Shuki
- 18:04, 5 dhjetor, 2024

Gazë, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Lëvizja palestineze Hamas sot kumtoi se raporti i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut "Amnesti Interneshënëll", i cili e akuzon Izraelin për gjenocid ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës, është porosi botës se nevojitet të ndërmerren masa për t'i dhënë fund këtyre krimeve.
"Raporti është porosi e re deri te bashkësia ndërkombëtare (...) për domosdoshmërinë nga ndërmarrja e masave për ndërprerjen e këtij gjenocidi, i cili zgjat më shumë se 400 ditë", kumtoi Lëvizja palestineze për mediumet.
Në kumtesë thuhet se përmendja e "SHBA-së dhe shteteve tjera" në raport paraqet "konfirmim për pjesëmarrjen e tyre në këtë gjenocid". bsh/