• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Hamas: Qëndrimi amerikan është dritë e gjelbër që Izraeli të vrasë akoma palestinezë

Hamas: Qëndrimi amerikan është dritë e gjelbër që Izraeli të vrasë akoma palestinezë

Gazë, 20 shkurt 2024 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas e dënoi vendimin e SHBA-së të vendosin veto ndaj rezolutës së propozuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndërprerje urgjente të zjarrit në Rripin e Gazës, duke thënë se okupimi izraelit ka për qëllim "vrasjen dhe zhvendosjen" e palestinezëve.

"Presidenti Xho Bajden dhe administrata e tij kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mosmiratimin e rezolutës për ndërprerje të zjarrit në Gazë. Pozita amerikane konsideorhet si dritë e gjelbër që okupatori të kryejë më shumë krime dhe t'i vrasë njerëzit tonë të pafajshëm përms bombardimeve dhe urisë", thuhet në kumtesën e Hamasit, lajmëroi Al Xhazira.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot sërish vendosën veto ndaj rezolutës së propozuar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndërprerje urgjente të zjarrit në Rripin e Gazës, për herë të tretë prej fillimit të luftës më 7 tetor.

Nga 15 anëtare të Këshillit të Sigurimit të KB-së, 13 votuan për rezolutën e propozuar nga Algjeria, prëderisa Britania e Madhe ishte e përmbajtur.

"Votimi për projekt-rezolutën është votë për mbështetje të së drejtës prë jetë të palestinezëve. E kundërta e asaj, vota kundër është mbështetje për dhunën brutale dhe dënimin kolektiv që u është shkaktuar", deklaroi ambasadori alegjerian në KB, Amar Benjama.

Ambasadorja amerikane, Linda Tomas Grinfild sot deklaroi se çdo aksion i ndërmarrë nga Këshilli i Sigurimit do të konsiderohej përzierje në "negociatat e ndjeshme, rrjedhëse".

"Konsiderojmë se rezoluta ka ndikim negativ ndaj negociatave. Kërkesa për ndërprerje urgjente, të pakushtëzuar të zjarrit, pa marrëveshje e cila kërkon nga Hamasi t'i lirojë pengjet, nuk do të sjellë paqe të qendrueshme dhe vetëm do ta vazhdojë konfliktin", deklaroi Grinfild.

Në vend të kësaj, SHBA-ja propozoi projekt-rezolutë të vet me të cilën bëhet thirrje për ndërprerje të përkohshme të armiqësive dhe shprehet kundërshtimi ndaj planeve të aleatit amerikan, Izraeëit për ofenzivë tokësore në Rafah, transmketoi BTA. Uashingtoni saktësoi se nuk do të shpejtojë që rezolutën ta propozojë për votim në mënyrë që të sigurojë kohë për negociata.

Rezoluta e propozuar nga Alegjria, ndaj së cilës SHBA0ja vendosi veto, nuk e obligon arritjen e armëpushimit të përkohshëm me lirimin e pengjeve dhe përmban vetëm thirrje për ndërprerje urgjente humanitare të zjarrit dhe lirim urgjent dhe të pakushtëzuar të pengjeve. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR