• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Hamas: Në sulmin izraelit në kampin e refugjatëve Xhabalia humbën jetën edhe shtatë pengje

Hamas: Në sulmin izraelit në kampin e refugjatëve Xhabalia humbën jetën edhe shtatë pengje

Gaza, 1 nëntor 2023 (MIA) - Krahu ushtarak i Hamasit sot kumtoi se shtatë pengje, duke përfshirë dhe njerëz me pasaporta të huaja janë vrarë në bombardimet e djeshme izraelite në kampin e refugjatëve Xhabalia në rripin e Gazës.

"Vdekja e shtatë të arrestuarve mes të cilëve tre janë me pasaporta të huaja në masakrën e djeshme në Xhabalia", thuhet në mesazhin në Telegram nga brigadat Izedin al Kasam.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës thekson se disa dhjetëra njerëz janë vrarë nga bombardimi i kampit më të madh të refugjatëve në Rripin e Gazës.

Siç ka bërë të ditur ushtria izraelite, qëllimi i sulmit ishte "eliminimi" i një komandanti ushtarak të organizatës palestineze.

Krahu i ushtrisë në Hamas para disa ditëve ka dalë me vlerësimin se në bombardimin izraelit janë vrarë "gati 50 pengje". Megjithatë, ky vlerësim nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se të paktën 240 izraelitë, me nënshtetësi të dyfishtë si dhe të huaj, ende po mbahen peng nga Hamasi. Të gjithë janë të rrëmbyer që nga 7 tetori, kur komandot e organizatës ekstremiste islame nga më shumë raste pushtuan ndërhynë në Izraelin Jugor nga Rripi i Gazës dhe sulmuan civilë. Sulmet kanë qenë të papritura, ndërsa dhuna ishte e paprecedentë.

Sipas autoriteteve izraelite, mbi 1.400 njerëz kanë humbur jetën në sulmin e Hamasit. Që atëherë, Hamasi ka liruar katër gra, dy amerikane dhe dy izraelite.

Sipas raportit të fundit në Hamas më shumë se 8.500 palestinezë, mes tyre rreth 3.500 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit. rq/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR