• e hënë, 23 dhjetor 2024

Halevi: Forcat izraelite "në gjendje gatishmërie" shkaku i sulmit të Hezbollahut

Halevi: Forcat izraelite

Tel Aviv, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Forcave izraelite të mbrojtjes (IDF), kolonel-gjenerali Herzi Halevi sot deklaroi se ushtria e vendit është "në gatishmëri të lartë" për shkak të një sulmi të grupit militant Hezbollah nga jugu i Libanit.

Dhjetëra mijëra banorë të Izraelit verior janë evakuuar nga komunitetet e tyre si rezultat i sulmeve të përditshme me raketa dhe dronë të Hezbollahut në rajon, shkruan Tajms of Izrael.

"IDF është në gatishmëri shumë të lartë. Deri më tani fushata këtu (në kufirin Izrael-Liban) është zhvilluar siç duhet dhe me përpikëri dhe duhet të vazhdojë ashtu. Nuk do t'i kthejmë banorët prapa pa siguri të garantuar dhe ndjenjë sigurie", tha Halevi.

Shefi i Shtatmadhorisë së IDF tha se detyra e parë e ushtrisë është të kthejë banorët e zhvendosur izraelitë, por se do të duhej kohë për ta arritur këtë.

Halevi theksoi se planet për të ardhmen janë miratuar dhe se Izraeli duhet të jetë gati për një ofensivë nëse është e nevojshme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR