Hakerët kërkojnë gjashtë milionë dollarë për datotekat e vjedhura në një sulm kibernetik nga operatori i aeroportit në Sietëll
- Hakerët kërkojnë gjashtë milionë dollarë në bitkoin nga operatori i Aeroportit ndërkombëtar Sietll-Takoma për dokumentet që ata kanë vjedhur në një sulm kibernetik muajin e kaluar dhe i postuan në rrjetin e errët këtë javë, deklaroi dje përfaqësuesi zyrtar i aeroportit, Lans Lajtll.
- Post By Fami Bajrami
- 08:41, 19 shtator, 2024

Uashington, 19 shtator 2024 (MIA) - Hakerët kërkojnë gjashtë milionë dollarë në bitkoin nga operatori i Aeroportit ndërkombëtar Sietll-Takoma për dokumentet që ata kanë vjedhur në një sulm kibernetik muajin e kaluar dhe i postuan në rrjetin e errët këtë javë, deklaroi dje përfaqësuesi zyrtar i aeroportit, Lans Lajtll.
Porti në Sietll, pronari dhe operatori i aeroportit, ka vendosur të mos paguajë, tha përfaqësuesi zyrtar.
Aeroporti më parë e lidhi sulmin me një bandë të quajtur Risida, ndërsa tani FBI po kryen një hetim penal, tha Llajtll. Ai para komisionit të Senatit amerikan deklaroi se aeroporti dukej se e kishte ndaluar sulmin, por hakerët ishin ende në gjendje të kodojnë disa të dhëna.
Llajtll nuk i përshkroi dokumentet. Ai tha se aeroporti do të kontaktojë me secilin, informacione personal të cilat mund të jetë vjedhur. rq/
Foto: arkivi i MIA-s