• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hakerë të Koresë së Veriut kanë hyrë në qindra kompjuterë në institucionet e Koresë së Jugut 

Hakerë të Koresë së Veriut kanë hyrë në qindra kompjuterë në institucionet e Koresë së Jugut 

Seul, 18 prill 2023 (MIA) – Policia e Koresë së Jugut sot kumtoi se grupi i hakerëve të Koresë së Veriut Lazarus ka shkelur sigurinë e qindra kompjuterave në 61 institucione të Koresë së Jugut vitin e kaluar në përpjekje për të kryer një sulm të madh kibernetik kundër Seulit.

Që nga qershori i vitit të kaluar, grupi i hakerëve ka depërtuar në 207 kompjuterë duke përdorur softuerin e instaluar të sigurisë, ndërsa tetë firma mediatike janë në mesin e institucioneve të prekura, kumtoi Shërbimi Policor Kombëtar (SHPK) i Koresë së Jugut.

Në përgatitje për sulmin, grupi Lazarus fillimisht shkeli mbrojtjen e një shitësi softueri sigurie në Korenë e Jugut, i cili u përdor për të instaluar shtojca sigurie për bankingun onlajn. Si rezultat, në momentin që hapet një faqe interneti mediatike, kodi keqdashës instalohet automatikisht në kompjuterë me softuer sigurie të instaluar.

Sipas SHPK-së, hakerët po përgatisnin një sulm kibernetik në shkallë të gjerë për të marrë kontrollin e kompjuterëve të prekur dhe për t'i kthyer ato në "kompjuterë zombie". Megjithatë, përpjekja për të hyrë në kompjuterë u ndalua në kohë nga autoritetet koreano-jugore pa shkaktuar asnjë dëm.

Lazarus është një grup hakerash i Byrosë Qendrore të Inteligjencës të Qeverisë së Koresë së Veriut përgjegjës për depërtimin në sistemin e kompanisë "Soni pikçërs" Sony Pictures në 2014. ls/

Foto; MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR