• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hakanen: Lidhjet e Rusisë me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut janë kërcënim për shtetet evropiane

Hakanen: Lidhjet e Rusisë me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut janë kërcënim për shtetet evropiane

Helsinki, 12 dhjetor 2023 (MIA)- Bashkëpunimi i madh i Rusisë me Kinën, Iranin, Korenë e Veriut dhe vendet tjera në mbarë botën është kërcënim serioz dhe afatgjatë për vendet evropiane, deklaroi sot ministri finlandez i Mbrojtjes Anti Hakanen, cituar nga mediat britanike.

Finlanda dhe Estonia po i hetojnë dëmtimet nga tetori në gazsjellësin "Balltikonektor" dhe kabllot telekomunikuese që kalojnë përgjatë pjesës së poshtme të Detit Baltik, kurse si i dyshuari kryesor për shkaktimin e dëmit të infrastrukturës nënujore ishte regjistruar një anije mallrash me regjistrim të Hong Kongut.

"Edhe pse për këto punë nuk flitet hapur, atë që e bën Rusia momentalisht me Kinën, Iranin, Korenë e Veriut dhe aleatët tjerë të saj nga jugu global është shumë parashikim serioz afatgjatë", tha Hakanen.

Si vendi më i ri anëtar i NATO-s, që i ka 1.300 kilometra kufij të gjatë me Rusinë, Finlanda dhe shërbimet e saj të inteligjencës i ndjekin aksionet e Moskës në mbarë botën, shtoi ministri.

Bashkëpunimin e ri të Rusisë me aleatët e saj në mbarë botën, ministri finlandez e quajti "një situatë klimatike në fushën e politikës së sigurisë e cila për fat të keq, është e pafavorshme". ss/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR