• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hagari ua përsëriti thirrjen banorëve të Gazës të largohen në drejtim të jugut

Hagari ua përsëriti thirrjen banorëve të Gazës të largohen në drejtim të jugut

Gazë, 31 tetor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i forcave mbrojtëse izraelite, Daniel Hagari në konferencën e sotme për shtyp theksoi se Hamasi vazhdon ta shfrytëzojë popullatën civile si mburojë  qëllimisht "dhe në mënyrë shumë mizore dhe brutale".

Ai tha se lideri aktual i Hamasit në Gazë Sinvar "nuk kujdeset për njerëzit në Gazë" dhe shtoi se "qëllimisht e ka ndërtuar infrastrukturën e Hamasit nën shtëpitë e njerëzve".

Hagari më pas e përsëriti thirrjen e IDF-së për njerëzit nga pjesa veriore e Rripit të Gazës të nisen drejt jugut. Izraeli e shpalli pjesën veriore të Gazës për zonë evakuimi.

Ai paraprakisht konfirmoi se aeroplanët luftarak izraelitë e kryen sulmin ndaj kampit të refugjatëve Xhabalia në Gazë në të cilin, siç tha, jetën e humbi komandanti i lartë i Hamasit dhe shkaktoi rrënimin e infrastrukturës nëntokësore të Hamasit.

Ai tha se në sulm jetën e humbën edhe disa anëtarë tët jerë të Hamasit të cilët ishin me komandantin dhe "në ndërtesën nën tokë". Hagari informoi se targetimi i ndërtesës çoi drejt rrënimit të ndërtesave të tjera, të cilat, sipas tij, kishin "infrastrukturë mjaft voluminoze".

"Qëllimi i asaj infrastrukture ishte të kryejë aktivitete terroriste kundër forcave tona", theksoi hagari dhe shtoi se "e tërë infrastruktura është rrënuar". ab/

Foto: IDF në Х

QËNDRONI TË LIDHUR