Hagari: IDF-ja vetëm sot vrau katër përfaqësues të Hamasit
- Ushtarët izraelitë para disa orëve në ofensivën tokësore kanë vrarë katër përfaqësues të Hamasit, deklaroi zëdhënësi i forcave izraelite të mbrojtjes (IDF), kundëradmirali Daniel Hagari.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:01, 30 tetor, 2023
Tel Aviv, 30 tetor 2023 (MIA) - Ushtarët izraelitë para disa orëve në ofensivën tokësore kanë vrarë katër përfaqësues të Hamasit, deklaroi zëdhënësi i forcave izraelite të mbrojtjes (IDF), kundëradmirali Daniel Hagari.
Ushtarët izraelitë, gjithashtu, e kanë shkatërruar infrastrukturën terroriste, duke përfshirë edhe pozicionin antitank, deklaroi Hagari.
"Forcat e IDF-së kanë vazhduar operacionet tokësore në Rripin e Gazës për orët e fundit”, shkroi ai.
"Në luftën kundër terroristëve, luftëtarët e IDF-së, të mbështetur nga helikopterë të armatosur dhe drone të pilotuar nga distanca, eliminuan aradhët që u përpoqën të sulmonin forcat izraelite".
Zëdhënësi i IDF-së pohoi se në sulmet e sotme u vranë katër anëtarë të lartë të Hamasit: komandanti i forcave detare, formacioni antitank në batalionin Tafah, një operator i sistemit antitank në batalionin Tafah dhe një zyrtar i lartë në fabrikën e prodhimit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s