• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hagari: Forcat izraelite në gjendje të gatishmërisë së lartë pas vrasjes së njeriut të dytë të Hamasit në Bejrut

Hagari: Forcat izraelite në gjendje të gatishmërisë së lartë pas vrasjes së njeriut të dytë të Hamasit në Bejrut

Jerusalem, 3 janar 2024 (MIA) - Armata izraelite sot është në gjendje gatishmërie për "çdo skenar të mundshëm" një ditë pas sulmit në periferinë e Bejrutit në të cilin u vra njeriu i dytë i lëvizjes palestineze Hamas, lajmëruan mediat franceze, duke i'u referuar burimeve zyrtare.

"Forcat izraelite janë në gjendje gatishmërie shumë të lartë...për mbrojtje dhe për sulme. Ne jemi tërësisht të gatshëm për çdo skenar. Më e rëndësishme është të themi se jemi të fokusuar dhe mbesim të fokusuar në luftën kundër Hamasit", deklaroi zëdhënësi i armatës izraelite Daniel Hagari.

Funksionari i lartë i Hamasit,  Saleh al-Aruri, dje u vra në Bejrut, konfirmuan Hamasi dhe Hezbollahu.

Agjencia shtetërore libaneze njoftoi se Aruri dhe tre persona të tjerë humbën jetën në një shpërthim të shkaktuar nga një dron izraelit.

Lideri i Hamasit, Ismail Hania, e dënoi "shkeljen e sovranitetit të Libanit" dhe "zgjerimin e luftës" që udhëhiqet në Rripin e Gazës.

"Lëvizja, drejtuesit dhe themeluesit e së cilës ranë dëshmorë për dinjitetin e popullit tonë, nuk do të mposhtet kurrë", tha Hania në fjalimin e mbrëmshëm televiziv.

Aruri, si një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit, drejtoi këtë grup militant në Bregun Perëndimor. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR