• e martë, 02 korrik 2024

Hagari: Armata izraelite është e gatshme për fazën e ardhshme të luftës, priten instruksionet politike

Hagari: Armata izraelite është e gatshme për fazën e ardhshme të luftës, priten instruksionet politike

 Tel-Aviv, 24 tetor 2023 (MIA)  -  Zëdhënësi i armatës izraelite Daniel Hagari sot deklaroi se armata izraelite është e "gatshme dhe e vendosur" për fazën e ardhshme të luftës dhe se priten instruksionet politike, raportojnë mediat britanike.

 Hagari tha se Izraeli po mëson nga përvoja e SHBA-së në Lindjen e Mesme, por "lufta jonë është në kufijtë tanë, jo mijëra milje nga Izraeli", duke shtuar se pret disa javë luftime.

 Zëdhënësi shtoi se Egjipti po luan një rol kyç në negociatat për lirimin e pengjeve nga Gaza,  që sipas tij është prioritet për Izraelin.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR