Haarec: Izraeli mund ta anulojë apo prolongojë planin për Gazën nëse Hamasi bën lëshime
- Burime anonime diplomatike, të cilave u referohet gazeta izraelite "Haarec", deklaruan se kryesia politike izraelite mund ta anulojë apo shtyjë planin për okupim ushtarak të qytetit të Gazës nëse grupi militant palestinez hamas tregoi gatishmëri të bëjë lëshime të konsiderueshme, në arritjen e marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit dhe lirimit të pengjeve.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:49, 12 gusht, 2025
Tel-Aviv, 12 gusht 2025 (MIA) - Burime anonime diplomatike, të cilave u referohet gazeta izraelite "Haarec", deklaruan se kryesia politike izraelite mund ta anulojë apo shtyjë planin për okupim ushtarak të qytetit të Gazës nëse grupi militant palestinez hamas tregoi gatishmëri të bëjë lëshime të konsiderueshme, në arritjen e marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit dhe lirimit të pengjeve.
Njëkohësisht, gazeta i publikon deklaratat e burimeve anonime izraelite, të cilat theksojnë se ka gjasa të vogla të dyja palët të arrijnë t'i tejkalojnë mospajtimet e mbetura", transmeton "Tajms of Izrael".
Burime anonime palestineze të njoftuara me çështjen deklaruan për "Haarec" se gatishmëria e Hamasit të arrijë përparim në negociata varet nga ajo nëse Izraeli do të heqë dorë nga plani i vet për marrje të qytetit të Gazës.
Sipas gazetës, kryenegociatori i Hamasit, Kalil al-Haja, ndodhet në kajro so pjesë e përpjekjeve për jetësim të kanalit negociues mes Hamasit dhe Egjiptit për arritje të marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit në Gazë. ab/
foto: МIА arkivi