Guvernatori i rajonit Kursk shpalli gjendje të jashtëzakonshme
- Në rajonin rus Kursk është vendosur gjendje e jashtëzakonshme, kumtoi në Telegram guvernatori i tij rajonal, Aleksej Smirnov, transmetuan mediumet franceze.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:11, 7 gusht, 2024

Moskë, 7 gusht 2024 (MIA) - Në rajonin rus Kursk është vendosur gjendje e jashtëzakonshme, kumtoi në Telegram guvernatori i tij rajonal, Aleksej Smirnov, transmetuan mediumet franceze.
Rajoni Kursk kufizohet me Ukrainën dhe prej dje atje ka hyrje të ushtrisë ukrainase.
"Situata operative edhe më tej është e rëndë në rajonet kufitare. Për t'i eliminuar pasojat nga hyrja e forcave armiqësore, vendosa të shpall gjendje të jashtëzakonshme", shkroi Smirnov në Telegram. ab/
foto: Printskrin