• e shtunë, 22 shkurt 2025

Gutereshi: Në ditën e parë të armëpushimit 630 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Gazë

Gutereshi: Në ditën e parë të armëpushimit 630 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Gazë

 Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Më shumë se 630 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës në ditën e parë të fillimit të armëpushimit, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutereshi.

 Gutereshi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit tha se kamionë me ndihma ishin dërguar në veri të enklavës, ku KB-së ekziston një kërcënim nga uria, raportojnë mediat britanike.

Kamionët kanë hyrë në Rripin e Gazës në ditën e parë të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, e cila hyri në fuqi më 19 janar. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR