• e mërkurë, 12 shkurt 2025

Gutereshi i bën thirrje Hamasit të vazhdojë me lirimin e pengjeve

Gutereshi i bën thirrje Hamasit të vazhdojë me lirimin e pengjeve

 Nju-Jork, 11 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Gutereshi i ka bërë thirrje Hamasit të vazhdojë me lirimin e planifikuar të pengjeve, një ditë pasi grupi terrorist palestinez shpalli qëllimin e tij për të ndërprerë shkëmbimin.

 "Duhet me çdo kusht të shmangim një rinovim të armiqësive në Gazë që do të çonte në një tragjedi të madhe", theksoi ai në deklaratë.

 Hamasi dje bëri të ditur se do të ndalojë lirimin e pengjeve izraelitë deri në një njoftim të dytë për shkak, siç e quajti, shkeljen izraelite të marrëveshjes për armëpushim në Gazë nga Izraeli, që e rrit rrezikun e rindezjes së konfliktit.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR